“Shtrigat e Salemit” hapin sezonin në Teatrin Kombëtar

Oct 4, 2011 | 12:07

“Shtrigat e Salemit” do të hapin sezonin e ri të Teatrit Kombëtar. Me regji të Spiro Dunit, ngjitet në skenën e Kombëtarit një nga shfaqjet më të fuqishme të Arthur Millerit, e cila vjen nën interpretimin e aktorëve Timo Flloko, Eva Alikaj, Elia Zaharia, Vasjan Lami, Flaura Kureta, Eni Jani etj. E nderon me pjesëmarrjen  e saj këtë vepër, aktorja Drita Pelinku. Shfaqja me skenografi të Bashkim Zahajt, kostumografi të Anila Zajmit, do të shfaqet në datat 7, 8 dhe 9 tetor. “Shtrigat e Salemit” është një apologji për të drejtat dhe liritë e individit. Një apologji për të vërtetën, të cilën nuk mund ta mbytësh në litar.

© Panorama.al

Te lidhura