“Shitet” për fushatë busti i Asdrenit

Apr 8, 2011 | 11:06

KORÇE – Busti i Asdrenit, autorit të tekstit të Himnit tonë Kombëtar, është nxjerrë në “shitje” për fushatë elektorale. Persona ende të paidentifikuar, por që sipas të dhënave janë nga ky fshat, kanë vendosur në bustin e tij, në fshatin Drenovë një tabelë me mbishkrimin “SHITET” dhe dy numra telefoni. Në fakt, numrat e telefonit në tabelën “SHITET” të bustit të Asdrenit rezultuan të kreut të degës së PS në Korçë, Muharrem Meko, si dhe të kreut të degës së PS-së në fshatin Drenovë. Nuk dihet qëllimi që i ka shtyrë personat të fyejnë figurën e poetit në fushatë elektorale.                                                     g.a

© Panorama.al

Te lidhura