BEOGRAD- Takimi i Iniciativës IGMAN, mes presidentitt të Serbisë, Kroacisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi kishte në qendër perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe garantimin e paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore.
Presidentët, Boris Tadiç, Ivo Josipoviç, Zheljko Komsiç dhe Filip Vujanoviç e shprehën këtë duke nënshkruar një deklaratë të përbashkët “Partneritet për të ardhmen e rajonit.”
Komisioneri i Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Stefan Fule iu bashkua mesazhit të tyre duke theksuar se bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një element kyç i zgjerimit të BE-së.
“Dialogu, pajtimi dhe qëndrueshmëria në zgjidhjen e çështjeve ende të pazgjidhura janë bazë për prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”- tha Fyle
Iniciativa IGMAN është themeluar në nëntor të vitit 2000. Ajo përfaqëson një lëvizje që përfshin më shumë se 140 OJQ, nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi.
© Panorama.al











