MITROVICE- Zbardhen detaje nga takimi i sotëm i katër komunave veriore të Kosovës, mbajtur të mërkurën në Zubin Potok.
Sipas Kosovapress, mësohet se në këtë takim strukturat paralele kanë kërkuar kthimin e një pjese të ushtrisë dhe policisë serbe në veri të Kosovës, kthimin e UMNIK-ut në vend të EULEX-it si dhe bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit të udhëhiqen nën mbikëqyrjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Gjithnjë sipas burimeve të Kosovapress, thuhet se këto komuna kanë kërkuar që marrëveshjet e arritura deri tani të mos implementohen, sepse dëmtojnë interesat serb.
Mësohet se deputetët e pranishëm në këtë mbledhje kanë insistuar gjithashtu që veriu i Kosovës të mbetet në kuadër të Serbisë.
© Panorama.al











