“Miss Universe”, Xhesika Berberi realizon foto të reja

Nov 12, 2011 | 9:14

Ajo kryesonte listën e kandidateve në konkursin “Miss Universe”, por nuk arriti të fitojë ndonjë çmim, e as të futet në konkurrencën më të ngushtë të finalisteve.  Megjithatë, ëndrra e saj për të prekur atë skenë të madhe dhe të shfaqë para botës bukurinë shqiptare, është realizuar. Xhesika Berberi tashmë ka filluar të nënshkruajë kontratat e para si modele për disa agjenci mode në botë, por ende nuk i ka konkretizuar si definitive, pasi tani është duke realizuar disa sete me fotografi tek Fadil Berisha. Këto fotosesione do ta ndihmojnë Xhesikën, ashtu siç i kanë ndihmuar shumë modele të tjera si Zana Krasniqi e Marigona Dragusha, për të fituar kontrata të majme dhe për të bërë një jetë luksi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje, Zana vendosi të jetojë për disa vite në Amerikë, pasi bëri pauzë në karrierën si modele. Fati i Xhesikës është në duart e saj, pasi për popullaritet dhe para ajo mbase duhet të ndjekë rrugën e Angela Martinit, duke bërë skandale për të qenë në shtypin amerikan. 20-vjecarja është e njohur në qarqet e modës dhe bukurisë në Shqipëri, sepse ka vite që merr pjesë nëpër sfilata dhe aktivitete të ndryshme.

© Panorama.al

Te lidhura