Një zyrtar i Partisë Konservatore britanike, Xhejms Mallif, anëtar kabineti i Këshillit Rajonal të kontrolluar nga konservatorët, po përballet me thirrjet për t’u larguar nga partia, pas deklaratës së tij pikante kundër martesave gay. Ai ka sugjeruar se “legalizimi i martesave gay është sikur të legalizosh martesat mes njerëzve dhe kafshëve”. Ai mund të përjashtohet nga partia, pasi Kryeministri David Kameron i mbështet martesat gay. Zyrtarët e Partisë Konservatore, menjëherë kanë marrë masa kundër Xhejms Mallif, i cili u pezullua nga Këshilli për këshillim të gabuar dhe “tërësisht të papranueshëm” në “Tëitter”. Komenti i tij u bë pasi, sipas “The London Evening Standard”, z. Mallif po i përgjigjej ish-deputetit konservator, Pol Gudmen, i cili e kishte pyetur nëse legalizimi i martesave gay do të çonte në ligjërimin e multi-martesave Sharia.











