Kryeministri Hashim Thaçi tha se nuk do të ketë dialog politik mes Serbisë dhe Kosovës, deri kur Serbia ta ketë njohur pavarësinë e vendit dhe Kosova të bëjë njohjen reciproke nga ana e saj. Ai tha se bisedimet politike nuk janë në axhendën e Prishtinës, Uashingtonit dhe Brukselit, por ato mund të ndodhin nëse bëhet njohja reciproke, pasi Kosova kërkon një politikë të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit dhe nuk kundërshton takimet për të biseduar për ato çështje teknike me Serbinë që kërkojnë zgjidhje. “Ne do të jemi të përgjegjshëm në obligimin ndërkombëtar që kemi për çështje teknike”, tha Thaçi.











