‘Virgin’, Apeli: Detyrim paraqitje biznesmenëve

Mar 25, 2011 | 13:51

TIRANË- Gjykata e Apelit bën  rivlerësimin e masës së sigurisë për 7 nga të arrestuarit për kontrabandën e naftës “Virgin”, duke lene te lire binzesmenet, Bajram Fisheku dhe Martin Fisheku.

Në senacën e sotme, 7 nga 12 të ndaluarit jane paraqitur para trupit gjykues, pasi kanë apeluar masën e sigurisë caktuar nga Gjykata e Tiranës, “arrest me burg” në ngarkim të tyre.

Trupi gjykues ka lene serish ne burg Flamur Merkaj, Reshat Aleksin,  Fadil Abdurrahmanin dhe Genci Premcajn.   Nderkohe qe vijon seanca per Iljaz Fishekun.

Ndërkohë për të ndaluarit e tjerë, Apeli do të bëjë rivlerësimin e masës së sigurisë në datën 29 mars.

Sipas prokurorisë, kompania “EUROIL” sh.a. me administrator biznesmenin e arrestuar Hajri Elezi, e blinte naftën “virgin” dhe në vend të eksportit e tregntonin brenda vendit, duke përfituar kështu shuma të konsiderueshme. Arrestimi i tyre u bë në 11 mars dhe në 14 mars, gjykata vendi burg pa afat.

© Panorama.al

Te lidhura