PD: Nuk pranojmë ultimatume nga Rama

May 17, 2012 | 14:49
Zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi

TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar se nuk pranon asnjë ultimatum nga kreu i PS-së, Edi Rama për presidentin e ri të vendit.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së ka reaguar pas deklaratave të Ramës, i cili akuzoi kreun e qeverisë se është duke bërë shurdhin dhe se kërkon një president për vete e jo për vendin.

Sipas PD-se, Rama eshte duke leshuar ultimatume se nuk e pranon nje kandidat per president nga maxhoranca. Deklarate qe sipas saj behet me logjiken se “demokratët janë armiq të sojit të tyre”.

“Zoti Rama në një seri deklaratash ultimative shprehet se ai do të bojkotojë parlamentin për të bllokuar sërisht siç bëri dy vjet me rradhë procesin e integrimit pasi ai nuk pranon kandidaturë për president nga Partia Demokratike, nuk pranon rekomandimet e ODHIR për procesin e votimit dhe kërkon që kryetarin e KQZ-së ta përzgjedhë me Ombudsmenin e tij” tha ajo.

Ajo ka akuzuar Ramen se po tenton te bllokoje parlamentin, me synim bllokimin e marrjes se statusit kandidat, ndersa shtoi vullnetin e PD per bashkepunim me opoziten.

“Partia Demokratike i deklaron edhe një herë z. Rama se ajo mbetet e vendosur dhe e hapur të bashkëpunojë në parlament me opozitën për zbatimin e rekomandimeve të ODHIR per zgjedhjet, si dhe është e gatshme të nisë në afatin kushtetues negociatat per zgjedhjen e Kreut të shtetit në respekt të plotë të frymës dhe gërmës se ligjit themelor të vendit” theksoi zëdhënësja e PD-së.

© Panorama.al

Te lidhura