Zyrtari rus paralajmëron: Po shkojmë drejt një gare të pakontrollueshme për armatim bërthamor, miliarda dollarë po investohen në…

Apr 21, 2023 | 21:41
SHPËRNDAJE

Pas daljes së Rusisë nga traktatet bërthamore, një zyrtar ruz ka paralajmëruar për një garë armësh “të pakontrollueshme” që përfshin fuqi të shumta bërthamore.

cov-5-1024x538

“Në thelb, ne jemi dëshmitarë të një gare armatimesh raketore me pasoja që janë të vështira për t’u parashikuar,” u citua të thoshte Grigory Mashkov, nga media shtetërore.

“Dhjetëra miliarda dollarë po investohen në përmirësimin e teknologjisë raketore”, shtoi ai.

“Ky proces po merr një karakter të pakontrollueshëm”, tha ai më tej.

Sipas mediave të huaja, për të bërë sa më të besueshme deklaratat e tij, Mashkov iu referua një reviste që fliste për zgjerimin e shpejtë të sistemeve raketore të Kinës dhe zgjerimin e aftësive bërthamore të Izraelit, Indisë dhe Pakistanit.

Shkencëtarët bërthamorë thanë në janar se “Ora e Ditës së Kijametit”, një njësi matëse e rrezikut të zhdukjes së njerëzimit, ishte më afër mesnatës se kurrë më parë, si rezultat i rritjes së tensioneve bërthamore që nga pushtimi rus i Ukrainës.

Në shkurt, Putin njoftoi se Moska po pezullonte traktatin e ri START me Shtetet e Bashkuara, i cili kufizon kokat bërthamore të vendosura në gatishmëri të secilës palë, duke u justifikuar se Uashingtoni po përpiqej t’i shkaktonte një “disfatë strategjike” Rusisë në Ukrainë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura