Zyrtare/ Rama shkarkon Bushatin: Diplomaci e leshtë, më keq se në kohën e komunizmit

Aug 25, 2017 | 9:04
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot edhe ditën kur do të nxjerrë qeverinë e re.

rama-bushati1

Në takim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e BE-së dhe NATO-s, ai tha se të dielën do të prezantojë kabinetin dhe ministrin e ri.

“Pas shpalljes së Qeverisë së re të dielën do ti kërkoj Ministrit të ri që të bëjë një takim me ju për të biseduar në funksion të rolit që do marrë menjëherë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit”, tha Rama.

Kreu i qeverise u shpreh se ne kabinetin e ri do te jete nje Minister Shteti vetem per shqiptaret jashte atdheut.

“Qeveria e re do të ketë një ministër shteti ekskluzivisht për shqiptarët jashtë atdheut. Ministri i Jashtëm ka nevojë për një krah shumë të fortë me fuqi të plotë politike që buron drejtpërdrejtë nga niveli i kryeministrit. Vendosja e nje figure ministri shteti prane kryeministrit ndihmon, por nuk mjafton. Komunikimi yne jashte nuk eshte as i pasur, as dinamik, as terheqes. Eshte nje komunikim per tu skuqur nga sikleti. Me te huajt po e po, por edhe me diasporen”.

Rama me ambasadorët: Pse jeni kaq të leshtë? Keni bërë një vrimë në ujë (por u jep edhe një lajm të mirë)

Ne nje takim me ambasadoret e Shqiperise, kryeministri Edi Rama u ka dhene nje lajm te mire, rritjen e rrogave.

ambasar

“Duhet qartësi, përkushtim, disiplinë dhe një nivel tjetër organizimi mes shërbimit të jashtëm, kësaj ministrie dhe ministrive të tjera të zhvillimit në vend. Duhet të jeni të gjithë të bindur që unë e njoh volumin e madh të punës që ka shërbimi i jashtëm. Ka ende shumë për të bërë deri kur kjo pjesë kaq sensitive të kalojë tërësisht online. Nuk ka diskutim se rruga është e duhura, rezultatet janë inkurajuese.
As nuk diskutohet që ne do të bëjmë më shumë për të garantuar mundësi dhe kushte dinjitoze në punën dhe jetesën tuaj. U kam kërkuar ekspertëve tanë që të paraqesin disa skenarë të rritjes së kontributit financiar për ju. Diferenca e madhe e pagave mes nesh dhe vendeve të rajonit ka ardhur koha të ngushtohet dhe brenda këtij mandati të zerohet”.

Por shefi i qeverise kishte edhe kritika kur tha se nuk kane dhene asnje ide dhe projekt per permiresimin e situates.

ambasadoret me ramen

“E kam shumë të vështirë të gjej rastin e fundit kur kam takuar në zyrën time operatorë ekonomik të huaj që i keni sjellë ju. Si ka mundësi që kemi qenë kaq të avashtë, ose për ta thënë shqip kaq të leshtë, për të gjetur mekanizmat e duhur, për të ndërtuar platformat që realiteti ynë, ky vend që ndryshon me muaj dhe me javë të pasqyrohet me angazhimin e vazhdueshëm jashtë kufijve tanë, ku na njohin pak, s’na njohin fare, ose na njohin keq. Ne kemi bërë një vrimë në ujë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura