Fran Garsia është futbollisti më i ri i Realit të Madridit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll me anë të një komunikate në rrjetet sociale.
Mbrojtësi i majtë ka qenë një produkt i vetë Realit përpara se të transferohej te Rajo Vajekano. Këtë sezon ai ka shënuar 2 gola, një kundër Barcelonës dhe një kundër Atletikos së Madridit.
Garsia do të prezantohet te Reali të hënën e 12 qershorit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al