“Zvicra, donatore kryesore për Shqipërinë” – Begaj takon Presidentin e Konfederatës: Komuniteti shqiptar është njē urë lidhëse e fortë mes dy vendeve

Sep 19, 2023 | 17:04
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një takim me Presidentin e Konfederatës Zvicerane dhe Kreun e Departamentit Federal për Punët e Brendshme, Alain Berset

Begaj 2

Në takim u vlerësua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh vendosmëria për forcimin e mëtejshëm të tyre, si dhe thellimin e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

“Komuniteti shqiptar në Zvicër është njē urë lidhëse e fortë mes dy shteteve tona”- nënvizoi Presidenti.

Begaj falenderoi homologun zviceran për ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen thelbësore të Zvicrës në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë në vendin tonë, në sektorin e energjisë, turizmit, shëndetësisë, në të cilën Zvicra renditet si donatori kryesor, duke ndihmuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe në hartimin e strategjisë kombëtarë për kujdesin parësor shëndetësor.

Gjithashtu, ai shprehu falenderime për nënshkrimin mes dy vendeve të Marrëveshjes për Sigurimet Sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura