“Zoti më ka krijuar kështu”- Modelja e famshme bën deklaratën prekëse: Nuk bëj dot fëmijë, por bashkëshorti më pranoi siç jam

May 22, 2020 | 16:26

Modelja e njohur Larissa Gacemer ka ndarë një fakt tronditës nga jeta e saj. Ajo nuk bëhet dot nënë dhe lajmin e ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Larissa u shpreh se pavarësisht përpjekjeve nuk arriti të mbeste shtatzënë. Reagimi i saj erdhi pasi shumë ndjekës e pyesnin pse ajo dhe bashkëshorti i saj Burak Gacemer  nuk bënin një fëmijë pas 9 vitesh martesë.

“E kuptoj që shumë prej jush e thoni me qëllim të mirë, por kanë filluar komente negative dhe pa respekt që pyesin: “Përse nuk bëni fëmijë?” Nuk bëj dot fëmijë. Unë dhe Burak e kemi provuar vite më parë, por nuk ndodhi. Kam një sëmundje. Burak më ka pranuar kështu si jam. Edhe unë e kam pranuar veten. Zoti më ka krijuar kështu,”- tha ajo.

Pasi mori shumë mbeshtjetje nga ndjekësit e saj, shtoi: “Ju lutem mos u shqetësoni. Nuk po e ndaj me ju këtë video për t’ju shqetësuar por që të rrisim ndërgjegjësim për të mos folur për gjëra që nuk i dimë. Mendoni dhjetra herë përpara se ta thoni një gjë. Faleminderit ata që më mbështetën. Jeta jonë vazhdon, ju dua.”

Modelja, e cila jeton në Turqi, është martuar me basketbollistin në vitin 2011.

/Panoramaplus.al

   

© Panorama.al

Te lidhura