Zjarret në Dropull/ Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dy avionë të tipit “Canadair” nisin ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve

Jul 10, 2024 | 9:33
SHPËRNDAJE

Zjarret në Dropull prej disa ditësh kanë dalë jashtë kontrollit dhe po vazhdojnë të djegin zonat pyjore dhe kërcënojnë zonat e banuara.

Dropull

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, Forcave te Armatosura dhe  helikopterit nga ajri, deri më tani ka qenë e pamjaftueshme, duke bërë që në mbështetje Shqipërisë t’i vijë Greqia.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se Greqia ka dërguar dy avioni të tipit “Canadair”, të cilët kanë nisur ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve në Dropull dhe Finiq.

Peleshi shton se avionët grekë , vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Postimi i Niko Peleshit:

Dy avionë të tipit #Canadair sapo nisën ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve në #Dropull dhe #Finiq.

Avionët grekë, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura, zjarrëfikësve, punonjësve të emergjencave civile dhe strukturave vendore që prej 2 ditësh po luftojnë me flakët atje.

Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverisë #italiane dhe asaj #kroate.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura