Zgjatja e vetingut në kundërshtim me Komisionin e Venecias? Flet Lindita Nikolla: Nuk do të marrim asnjë nismë të njëanshme pa ShBA-të dhe BE-në

Oct 8, 2021 | 13:07
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, gjatë një konference për media ditën e sotme, u pyet nga gazetari i Panorama.al, Mariglen Kume, nëse shtyrja e afatit të organeve të vetingut bie ndesh me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Në fjalën e saj Nikolla u përgjigj se një konstatim i tillë është i vërtetë, por sipas saj do të jetë e padrejtë që gjyqtarët që nuk kanë kaluar në veting të gjykoheshin me rregulla të ndryshuara dhe nga një organ tjetër.

Lindita Nikolla-kryetarja-Parlamentit1

Kryetarja e Kuvendit theksoi gjithashtu se çdo nismë që do të ndërmerret për zgjatjen e afateve të vetingut nuk do të jetë e njëanshme, por do të jetë në konsultim me partnerët ndërkombëtarë, si ShBA dhe BE.

“Është e vërtëte që është dhënë një rekomandim i tillë, por ndërkohë ne shohim se procesi i vetingut, përkundër asaj që pritej ka sjellë, është në një situatë tjetër, ku 60% e të vetuarve janë larguar nga sistemi i drejtësisë apo janë vetëdorëhequr. Është një proces që ka dhe shumë të tjerë dhe do të dukej e padrejtë që për disa të merrej një peshore e caktuar dhe pastaj rregullat të ndryshoheshin dhe ti jepeshin një organi tjetër.

E rëndësishmë është të them që nuk do të ketë asnjë nismë të njëamshme, pa ekspertizën e nevojshme dhe pa u konsultuar me partnerët ndërkombëtarë të reformës në drejtësi si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pa dyshim që mund të merret dhe një opinion i Komisionit të Venecias, por kjo nuk duhet të jetë fjala ime, por kjo duhet të jetë fjala e ekspertëve. Ne kemi dhe unë kam vullnetin për të ecur në drejtimin e duhur që kanë përcaktuar arkitektët e reformës në drejtësi”,- tha Nikolla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura