Zelensky viziton fshatin e Ukrainës ku banorët mbaheshin robër në bunker: Uroj që Putin të kalojë pjesën tjetër të ditëve të tij në një bodrum!

Apr 3, 2023 | 18:27
SHPËRNDAJE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vizituar fshatin ukrainas Yahidne ku pothuajse 400 banorë u mbajtën në një bodrum shkolle nën pushtimin rus për 27 ditë.

lcimg-2899fe51-707b-4961-ba79-756958cd38b9

Sipas mediave të huaja, Zelensky mbajti një fjalim gjatë të cilit kujtoi sesi banorët mbaheshin robër në një hapësirë ​​më pak se 200 metra katrorë.

“Ndodhi gjatë muajit të parë të pushtimit rus, i cili filloi më 24 shkurt 2022. 11 njerëz vdiqën”, tha Zelensky.

“Të tjerët jetuan dhe pritën çlirimin e Ukrainës në errësirë,” shtoi ai, duke u shfaqur dukshëm i prekur në përvjetorin e çlirimit të tyre.

“Duke parë të gjitha këto, unë i uroj presidentit të Rusisë që të kalojë pjesën tjetër të ditëve të tij në një bodrum”.

Zelenskyt iu bashkua për vizitën në rajonin e Chernihiv, zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejcinovic Buric.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura