Yuri Kim takim me kreun e SHISH, Vlora Hyseni! Ambasadorja amerikane: I urova sukses në këtë rol të rëndësishëm

Jun 8, 2023 | 14:11
SHPËRNDAJE

Diplomatja amerikane, Yuri Kim është takuar të enjten me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

yuri kim vlora hyseni

Ambasadorja e SHBA-së tha se gjatë takimit uroi Vlora Hysenin për funksionin e ri, si edhe suksese në këtë rol të rëndësishëm.

“Yuri Kim ka vizituar sot Vlora Hysenin, Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm.

Ato ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat”, shkruhet në postimin në Twitter, të Ambasadës së SHBA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura