Vrasja e porositur e Liridona Ademajt/ Vëllai jep mesazhin: Fushata jonë për drejtësi fillon tani. Kriminelët të “kalben në burg”

Dec 6, 2023 | 9:36
SHPËRNDAJE

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi  ka reaguar disa herë pas ngjarjes tragjike të vrasjes së motrës së tij, e porositur nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Leonard

Ditën e djeshme, trupi i 30-vjeçares është rivarrosur në vendlindjen e saj.

Me anë të një postimi në “facebook”, Leonardi ka falënderuar në emër të tij dhe nënës së tij, ndërsa shkruan se tani do të fillojë fushata e tyre për drejtësi.

Ai shkrun po ashtu se kërkon nga shteti një drejtësi të shpejtë dhe pa gabime, ndërsa kriminelët sipas tij duhet të kalben në burg”.

Reagimi i plotë:

Nuk kemi fjalë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonen dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.
Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi.
Sonte bashkë me nanen po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donen time.
Kampanja jonë për drejtësi fillon tash, bashkë me juve aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura