Vrasja e Liridonës, familja Ademaj: Duam drejtësi pa vonesa, kriminelët të kalben në burg

Dec 2, 2023 | 23:07
SHPËRNDAJE

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, në emër të familjes së tij, kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e 30-vjeçares.

407427695_2381480485368696_2101727060852744123_n

Ata kërkojnë drejtësi të menjëhershme për Liridonën, e cila u vra me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli.

“Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet”, shkruhet në apelin e tij.

Postimi:

Përshëndetje,

unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore.

Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë.

Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.

Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.

Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.

Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj.

Me respekt,

Familja Ademaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura