Vrasja e civilëve në Ukrainë, Stoltenberg dënon sulmet ruse: Brutalitet! Kjo luftë duhet të përfundojë

Apr 3, 2022 | 18:20
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e quajti vrasjen e civilëve në një qytet në veriperëndim të Kievit një brutalitet, pas akuzave se ata u ekzekutuan nga forcat ruse.

stoltenberg3-500x301

“Është një brutalitet ndaj civilëve që nuk e kemi parë në Evropë për dekada. Dhe është e tmerrshme dhe është absolutisht e papranueshme që civilët të jenë në shënjestër dhe të vriten. Kjo thjesht nënvizon rëndësinë që kjo luftë duhet të përfundojë”, tha Stoltenberg për CNN kur u pyet nëse akti ishte gjenocid.

Stoltenbergu tha se mirëpret fuqishëm një hetim nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila ka hapur një hetim për krimet e luftës në Ukrainë.

Trupat e të paktën 20 burrave civilë u gjetën të shpërndarë nëpër një rrugë në qytetin Bucha, në veriperëndim të Kievit, pas tërheqjes së forcave ruse nga zona në imazhet shqetësuese të publikuara nga AFP të shtunën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura