Vrasja e 4 agresorëve serb në Veri, Beogradi shpall të mërkurën ditë zie për t’i nderuar: Të respektohen viktimat

Sep 26, 2023 | 10:42
SHPËRNDAJE

Qeveria serbe ka shpallur ditë zie 27 shtatorin pas vrasjeve të 4 prej anëtarëve të grupit të agresorëve serbë që sulmuan Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

3214812_0501-dado-djilas---621181-zgradavladesrbijevladasrbije-share_ls

Gjatë seancës parlamentare, qeveria e Serbisë kërkoi nga të gjitha mediat dhe organizatorët e eventeve publike që programin e tyre ta përshtatin me ditën e zisë të mërkurën dhe në këtë mënyrë t’i respektojnë viktimat në Kosovë dhe Metohi, shkruan Kurir.

Katër agresorë serb u vranë Banjskë në një kundërsulm të policisë së Kosovës pas vrasjes së rreshterit, Afrim Bunjaku dhe plagosjes së një polici tjetër.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura