Vlerësimi për Ardian Dvoranin/ “Këto janë si fletët e lavdërimit që merrte Parita e Punës”, Meta thumbon Ramën, kujton dy qentë simbol pas tërmetit të 26 nëntorit

Feb 24, 2021 | 14:00
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot sërish vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, një ditë pasi shpalli Ardian Dvoranin, si kampion të antikiorrupsionit.

Reagimin e kryeministrit Edi Rama për vendimin e DASH, kreu i shtetit e krahasoi me “fletët e lavdërimit që merrte parita e punës”.

“Meqë dje kryeministri ka nxjerrë një fletë lavdërimi për antikorrupsionin e sukseset e tij që është një gjë që jo vetëm mua nuk më habit, përpjekja e tij për tu vetëlavdëruar si kampion i antikorrupsionit e Rama foormës, ja ku është ramaforma, kjo është kapja e shtetit, kjo është shpk-ja, në një ditë e patë cfarë ka ndodhur, në 26 janar marrëveshja në Kamzë, ka vajtur me vrap në qeveri në 27 qeveria e ka miratuar me vrap në 27 prap u mblodh konferenca e Kuvendit, ndërsa nuk është ky nxitim i për të nxjerrë tre borëpastruese qe kompanite e kane per detyrim ti kene në gatishmëri apo jo?

Këto janë si fletët e lavdërimit që merrte parita e punës… të vdisnin për bukë në Shqipëri, kështu janë keto cmimet e Edi Rames per antikorrupsionim.

Ja ku janë letrat, më thoni, pse ky nxitim për të bërë një ligj të vecantë për të shkelur kushtetutën?

Ikin në Kamzë, punojnë me vrap punojnë tërë natën, sa mirë do ishte të mblidhej Kuvendi kështu kur ra tërmeti apo të ishte pasur ai nxitim për ato pasojat ne Thumane, mos priste të vinte forca e sigurisë së Kosovës e ata dy qentë që u bënë aq te dashur per te gjithe njerezit për shkak të profesionalizmit dhe te atyre qe i menaxhinin”, tha Meta për gazetarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura