VIDEO/ Trafik i çmendur në Stamboll, bllokohet edhe autobusi i skuadrës së Manchester City

Jun 10, 2023 | 19:41
SHPËRNDAJE

Trafiku i rënduar në rrugët e Stambollit ka bërë që të ndryshojnë paksa planet e skuadrave para finales së Ligës së Kampioneve.

bandicam 2023-06-10 19-24-19-725

Si Interi, ashtu edhe Mançester Siti, ishin pozicionuar në hotele larg stadiumit “Ataturk” ku zhvillohet finalja e madhe në këtë edicion. Por nëse zikaltrit ia dolën që të çanin mes trafikut dhe të mbërrinin në stadium rreth orës 19:00, sipas planit, mbërritja e Mançester Sitit është shtyrë për disa minuta.

Kjo, pasi autobusi ka ngecur në trafik, edhe pse i shoqëruar nga policia turke që mundohej t’i hapte rrugën drejt stadiumit. Si rrjedhojë, “qytetarët” kanë zbarkuar në stadium vetëm në orën 19:30, duke u detyruar të kryejnë një pjesë të madhe të rutinës para ndeshjes, si xhiroja e zakonshme në fushë, pak me ngut.

Kështu ata do të ishin në kohën e parashikuar për të kryer nxemjen për këtë sfidë shumë të rëndësishme për historinë e klubit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura