VIDEO/ Plas sherri mes analistëve, Demalia: Je kafshë, njeri i pështirë. Myftaraj: O bari delesh

Nov 16, 2018 | 14:50
SHPËRNDAJE

Në emisionin “360 gradë” mbrëmjen e djeshme në Ora Neës janë zhvilluar debate të forta midis të ftuarve. Ilir Demalia u përfshi në fyerje të rënda me gazetarin Kastriot Myftaraj , ku nuk munguan akzua për njëri tjetrin.

Demalia Myftaraj

Pjesë nga debati:

Demalia: Komunistët morën pronën në mënyrë arbitrare, ruajtën kadastrat. Ruajtën pronarët origjinalë në kadastra dhe ’90-t bëri shkatërrimin përfundimtar që nuk e ka bërë asnjë armik i Shqipërisë.

Myftaraj: Ore për ça flet ky se, filloi prapë javë për javë fillon për pronat.

Demalia: A ku mundësi të pushojë ai, Turi?

Zheji: E pushova, nuk po thotë ndonjë gjë, po pyet ça pronash të kanë marrë…

Demalia: Unë nuk jam si ai që e kanë sjell në Tiranë. Nuk njef nënë dhe babë. Kam 300 vjet den baba den në Tiranë.

Zheji: Mos kalo tani nga tema, se një fjalë tha. Mos u provoko.

Demalia: Unë nuk po flas, se nuk më le të flas.

Myftaraj: Çfarë pune bën ky njeri në Amerikë? 30 vjet! Ka bërë ndonjë shkollë?!

Demalia: E kupton sa gomar je. Je njeriu më i pështirë. Je një derrë, fytyra jot është një derr.

Myftaraj: Pasi flasim dy orë këtu na nxjerr një bari. Ky zotëria punon bari atje.

Demalia: Ti je një derr!

Myftaraj: Unë e marr kur dal me delet. Ti nuk ke hyrë në qytetërimin shqiptar, do të hysh në qytetërimin amerikan.

Demalia: O kafshë! Ai është për fat të keq! Shihja fytyrën. Ti rron me shpifje dhe paguhesh për shpifje.

Myftaraj: Ti fillove të shpifësh që në vitit 1990. Në Kinostudio çfarë pune bëje?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura