VIDEO/ Forca të shumta policie rrethojnë Fushë-Kuqen, kontrolle në të gjithë zonën për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj

Dec 26, 2022 | 11:03

Forca të shumta policie kanë rrethuar të gjithë lagjen ku ndodhet banesa e Ervis Martinajt në fshatin Fushë Kuqe të Kurbinit.

Në pamjet e siguruara nga zona ku janë vendosur forcat speciale të FNSH dhe RENEA-s, duken automjete të shumta të cilat po kryejnë kontrolle në të gjithë zonën.

Ervis Martinaj është zhdukur që prej muajit gusht të këtij viti. Ndër pistat që po hetohet për zhdukjen e tij janë rrëmbimi dhe inskenimi i mundshëm nga vetë i shumëkërkuari.

© Panorama.al

Te lidhura