VIDEO- “Enver Hoxha kishte më shumë anë pozitive se negative”/ Deklarata e Luljeta Bozos: I dënoj krimet e komunizmit, por…

Mar 14, 2021 | 22:54
SHPËRNDAJE

Një nga kandidatët me të përfoluara për deputete nga radhët e PS, inxhinieria Luljeta Bozo ka bërë një deklaratë të fortë për regjimin e Enver Hoxhës.

rama-luljeta-bozo-enver-hoxha

Disa ditë më parë në emisionin “Dekalog” ajo ka deklaruar se Enver Hoxha ka më shumë anë pozitive sesa negative.

I pyetur, se “çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar”, Luljeta Bozo u përgjigj:

“Po t’i vësh në balancë, për mua ka më shumë anë pozitive sesa negative”.

Pjesa nga intervista:

Pyetje: Më bëri përshtypje pjesa që lidhet me Partinë e Punës, Partinë Komuniste. Tani që jeni në PS, ka trashëguar ndonjë gjë të Partisë së Punës, PS-ja? Shikoni ndonjë element, qoftë në imazh, qoftë në emra…

Luljeta Bozo: Nuk jam brenda PS-së. Duhet të jetosh atje brenda.

Pyetje: Si personazh që keni jetuar në kohën e monizmit, i dënoni krimet e komunizmit?

Luljeta Bozo: Patjetër. Krimet që ishin për pikëpamje ideologjike, se ka edhe krime ordinere, patjetër që i dënoj, nuk diskutohet. Por ka një gjë, që Republika Popullore e Shqipërisë kishte një Kushtetutë. Neni i parë i saj, thoshte se Republika Socialiste Popullore e Shqipërisë është shtet i diktaturës. E thoshte në kushtetutë.

Pyetje: Enver Hoxha a ishte diktator?

Luljeta Bozo: Ishte diktator, në ato që ishte.

Pyetje: Çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar?

Luljeta Bozo: Po t’i vësh në balancë, per mua ka më shumë anë pozitive sesa negative.

Luljeta Bozo është e renditur e dyta në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e  Tiranës. Ajo u bë e njohur për publikun pas tërmetit të 26 nëntorit.

Deklaratën e Bozos për Enver Hoxhën mund ta ndiqni në video, në minutat 1:16:40.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura