VIDEO/ Dy gola për t’i dhënë fitoren ekipit, sulmuesi që pret ftesë nga Silvinjo vazhdon të shkëlqejë në MLS

Jun 23, 2024 | 8:36
SHPËRNDAJE

Xhakomo Vrioni ka mbetur prej kohësh jashtë planeve të trajnerit Silvinjo për Kombëtaren shqiptare. Por ndërsa kuqezinjtë janë të impenjuar në Euro 2024 nën urdhrat e trajnerit brazilian, sulmuesi shqiptar është duke u aktivizuar dhe po shënon me rregullsi në MLS.

vrioni

Mbrëmë, ai i dha fitoren e katërt radhazi ekipit të Nju Ingland që triumfoi përballë Sinsinatit falë dy golave që sulmuesi kuqezi shënoi në fitoren 2-1.

Në minutën e 21-të të ndeshjes, Vrioni mori një pasim jashtë zonës dhe nuk ngurroi të gjuante nga distanca, për të gjetur rrugën e rrjetës dhe për t’i dhënë avantazhin skuadrës.

Më pas, në minutën e 41-të, ai dyfishoi shifrat me një gjuajtje mjeshtërore me kokë, duke thelluar avantazhin e skuadrës së tij.

Kështu, Vrioni çoi në 5 numrin e golave të shënuar në këtë sezon në MLS, ku ka luajtur deri tani 16 ndeshje. Ky është një përmirësim i ndjeshëm i bilancit në krahasim me shifrat e edicionit të tij të parë të plotë në SHBA ku shënoi 6 gola e dha 3 asiste në 30 ndeshje të luajtura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura