VIDEO/ Dortmundi ia del edhe me 10 lojtarë, verdhezinjtë marrin kryesimin e Bundesligës

Sep 29, 2023 | 22:37
SHPËRNDAJE

Borusia e Dortmundit ka arritur të sigurojë triumfin e tretë radhazi në Bundesligë, teksa mbrëmjen e sotme, mposhti Hofenheimin me rezultatin 1-3, duke marrë përkohësisht kreun.  

Dortmund

Edhe pse me 10 lojtarë në fushë prej minutën se 71-të, verdhezinjtë arritën të bënin gjithçka mirë, duke siguruar 3 pikë të arta në një transfertë të vështirë. Fylkrug zhbllokoi i pari sfidën në minutën e 18-të, ndërkohë që Kramariç vendosi baraspeshën e përkohshme në minutën e 25-të nga pika e bardhë e penalltisë. Për golin e dytë të Dortmundit mendoi Rojs në minutën e 45+3. 


Në fund “vulën” triumfit ia vendosi Rjerson në minutën e 90+5. Ndërkohë për Hofenheim, kjo ishte humbja e dytë në kampionat, teksa bardheblutë vinin pas 4 fitoresh radhazi. Sfidën e radhës Dortmundi do e luajë në shtëpi ndaj Union Berlin.  

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura