Një banor i zonës, i cili ndodhej pranë skenës së vrasjes, ka treguar momentet e fundit të jetës së Enkelejda Danajt, përpara se ajo të humbiste jetën.
40-vjeçarja shqiptare dyshohet se u godit për vdekje me thikë nga bashkëshorti Eduart Danaj.
Biznesmeni ka rrëfyer se lajmin e mësoi nga një klient.
Siç tregon biznesmeni, i cili në atë moment ndodhej në dyqan, klienti dëgjoi vajzën që thërriste për ndihmë dhe njoftoi Policinë.
“Në mëngjes vij në orën 05:10, pi kafen dhe hyn një kliente. Më thotë ‘mbylle derën, mos e hap derën se kanë vrarë një vajzë këtu, kam marrë Policinë’.
U tremba dhe nuk e pyeta. Vajza bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ dhe thirri policinë”, thotë ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al