Kanë dalë pamjet e pallatit në qendër të Durrësit, për të cilin akuzohet ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Sipas burimeve për Panorama TV, bëhet me dije se Dako akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, në lidhje me këtë pallat 11 katësh të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i vitit 2019.
Banorët kanë bërë kallëzim për zotin Dako dhe ish zyrtarë të tjerë për vrasje masive të mbetur në tentativë në vitin 2020.
Gjithashtu mësohet se hetimi i SPAK për Dakon është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.
Kujtojmë se veç Vangjush Dakos, SPAK lëshoi urdhër-arresti edhe për 9 persona të tjerë.