Ukraina feston 33-vjetorin e shpalljes së sovranitetit nga ish-BRSS, presidenti Zelensky: Liria e vendit tonë do të ruhet, siguria e të gjithë Europës fillon këtu

Jul 16, 2023 | 22:07
SHPËRNDAJE

Ukraina shënon përvjetorin e 33-të të shpalljes së sovranitetit të vendit.

zelensky-770x444

Sipas mediave të huaja, ka qenë presidenti Volodymyr Zelensky, i cili ka kujtuar këtë ditë përmes një reagimi në rrjetet sociale.

33 vjetorin e Deklaratës së Shtetit Sovran të Ukrainës.

Më 16 korrik 1990 u miratua Deklarata e Shtetit Sovran të Ukrainës, dokumenti i të cilit parashikonte që vendi do të kishte ligjet e veta, të ndryshme nga ato të ish-BRSS, dhe ushtrinë, monedhën dhe bankën e tij kombëtare.

Kjo deklaratë u votua me një shumicë dërrmuese prej 355 votash dhe me 4 vota kundër.

Në videon e tij të shpërndarë këtë mbrëmje, Zelenskyy u zotua se Ukraina “nuk do të heqë kurrë dorë nga sovraniteti i saj”.

“Sido që të jetë terrori rus, liria e Ukrainës do të ruhet dhe do të mbizotërojë”, shtoi ai.

“Çdo vit Ukraina do të bëhet më e fortë.”

Ai vazhdoi duke falënderuar ushtarët për kryerjen e detyrës së tyre në mbrojtje të vendit.

“Çdo vit, Ukraina vetëm do të forcohet dhe do të ndihmojë kombet e tjera të lira për të mbrojtur sovranitetin e tyre dhe për të ndërtuar sigurinë e përbashkët… Ukraina mund ta bëjë këtë. Siguria e të gjithë Evropës fillon këtu – me sovranitetin dhe forcën e Ukrainës”, ka shkruar Zelensky krahas videos së postuar në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura