Rusia ka humbur 260,820 trupa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në fund të shkurtit 2022, ka pohuar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, shifrat janë të paverifikuara dhe janë në kontrast të madh me raportimin e vetë Rusisë për humbjet e saj.
Në përditësimin e tij, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha gjithashtu se, që nga pushtimi 18 muaj më parë, Rusia gjithashtu ka humbur:
4396 tanke
8554 mjete luftarake të blinduara
7823 automjete të tjera
5403 sisteme artilerie
728 sisteme raketore
498 sisteme të mbrojtjes ajrore
315 aeroplanë
316 helikopterë
4378 dronë
18 anije
Kujtojmë se pas agresionit të pajustifikuar nga Rusia mbi fqinjin e saj, të nisur në 24 shkurt të vitit të kaluar, me mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën dhe me dhjetëra qytete janë shkatërruar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al