Një 40-vjeçare shqiptare është vrarë në Menidi të Greqisë. Viktima u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous.
Sipas informacioneve të para, pranë trupit të pajetë të gruas janë gjetur një thikë, gjurmë gjaku dhe një çantë.
Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.
40-vjeçarja shqiptare raportohet se është goditur me thikë në bark. Pasi është goditur për vdekje autori/autorët e kanë lënë të pajetë në rrugë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al