Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit të njohur Mirush Kabashi.
Nikolla shkruan se pavarësisht humbjes së tij, shqiptarët do ta kujtojnë për veprën dhe trashëgiminë e tij.
Me krijimtarinë e tij, shkruan kryeparlamentarja, u dha jetë veprave të mëdha artistike nga vendi dhe arti botëror.
“Na bëri të mendojmë, të reflektojmë, shpesh edhe të qeshim, për problemet e mëdha të shoqërisë”, shkruan më tej, Nikolla.
Mesazhi i Lindita Nikollës:
Artisti i Merituar Mirush Kabashi u nda sot nga jeta. Por shqiptarët do ta kujtojnë për vepren dhe trashëgiminë e tij. Mirushi ishte një artist i madh. Me krijimtarinë e tij u dha jete veprave të mëdha artistike, nga vendi dhe arti botëror. Me talentin e tij, me mbi njëqind personazhet që krijoi në skenë dhe në ekran, Mirush Kabashi na bëri të mendojmë, të reflektojmë, shpesh edhe të qeshim, për problemet e mëdha të shoqërisë. U prehsh në paqe, Mjeshtri ynë i madh dhe i paharruar!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al