U akuzua se pickoi ministren/ Kryeministri në gjykatë pas padisë, aktivistja jep lajmin: Në gjykim do të jetë personalisht Edi Rama në rolin e…

Feb 6, 2021 | 12:25
SHPËRNDAJE

Aktivistja e shoqërisë Civile Sevim Arbana bën me dije se gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të saj, që Edi Rama të jetë personalisht në gjykim, në rolin e paditësit.

edi 2

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Arbana shkruan se është në pritje të përballjes me kryeministrin.

“Në gjyqin tim me KM Edi Rama, Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit im av. Dorian Matlija që në gjykim të jetë personalisht kryeministri Rama në rolin e paditësit. Sot gjykata pranoi kërkesën tonë. Jam në pritje të datës dhe përballjes me kryeministrin. Drejtësia që duam, kryeministri që s’duam”, shkruan Arbana.

Sjellim në vëmendje që kryeministri Rama paditi në tetor të 2019-ës aktivisten Arbana, pasi kjo e fundit gjatë një emisioni televiziv do të shprehej se “Unë kam parë skenë që ai i ka futur edhe një të pickuar një ministreje grua”. “Ishte pickim dhune, tek Sheratoni ka qenë, qershor 2013. Asaj i dolën dy lot, kështu i ranë dhe e mblodhi veten pastaj se ishin një javë para zgjedhjeve”, tha ndër të tjera Arbana.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor avokati i aktivistes, Dorian Matlija ka vënë re se padia nuk është nisur direkt nga Kryeministri, e as në bazë të një prokure të posacme për këtë rast, por thjesht në bazë të një prokure të përgjithshme, ku Kryeministri i ka lënë tagër avokates Enkelejda Muça (sot Avokate e Përgjithshme e Shtetit), që të hapë padi në emër të tij në çdo rast që avokates do i dukej e arsyeshme, sipas perceptimit të saj personal.

Për avokatin Matlija është e papranueshme që të nisë një proces gjyqësor për një dëm që bazohet vetëm mbi perceptimet e ngushta të vetë paditësit, ndërkohë që ky i fundit nuk ka shfaqur asnjë shenjë vullneti dhe që publikisht ka bërë të ditur se do hapë padi për shpifje vetëm në rastet ekstreme. Në këto kushte nuk mund të jetë një avokate që të vlerësojë faktin se u cenua apo jo Kryeministri dhe sa është vlera e këtij demi në psikën e tij, pa u shprehur vetë personalisht paditësi.

“Për nga natyra ky lloj dëmi, ka karakter subjektiv e për pasojë, është vetëm personi që ka pësuar këtë dëm që mund të vlerësojë se është dëmtuar apo jo nga thënie të gazetarëve, aktivistëve, apo politikanëve”- deklaroi në seancën e radhës të këtij procesi gjyqësor, avokati Matlija.

Për të sqaruar këtë rrethanë, mënyra e duhur është që kryeministri Edi Rama, të paraqitet personalisht për të konfirmuar vullnetin e shprehur indirekt nga avokatja e tij.

Gjykata e vlerësoi të drejtë këtë kërkesë dhe e ftoi Kryeministrin të paraqitet vetë personalisht në gjykatë, në seancën e radhës e cila ishte planifikuar të zhvillohej me 5 shkurt, por që nuk u zhvillua për shak të mungesës së gjytarit për arsye familjare.

Sevim Arbana nuk është personi vetëm që është paditur nga Edi Rama që kur ai mori postin e kryeministrit.

Në mars të vitit 2019 Edi Rama në rrjetin e tij social publikon lajmin e hapjes së 17 çështjeve gjyqësore me të paditur kundërshtarët e tij politik, gazetarë dhe personalitete të shoqërisë civile. Në vijim ai shton se janë edhe 44 të tjera në proces kryesisht të ngritura për shpifje dhe dëmshpërblim të dëmit jo pasuror nga thënie në abuzim dhe tejkalim të lirisë së shprehjes. Në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar 19 padi dhe shifrat nuk korespondojnë.

Mbetet e paqartë nëse Kryeministri ka inventarin e plotë të padive që avokatja ka hapur në emër të tij, në bazë të një prokure që ka trajtën e një license të pakufishme për të paditur këdo që avokates ia merr mendja se mund të cenojë dinjitetin e klientit të saj. Pikërisht këtë detaj gjykata e pa të arsyeshme që mund të sqarohet vetëm nëse Kryeministri vjen vetë në gjykatë.

sevim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura