Turqia hakmerret për sulmin terrorist në Ankara, BBC: Janë kryer disa goditje ajrore ndaj rebelëve kurdë

Oct 1, 2023 | 22:53
SHPËRNDAJE

Turqia thotë se ka kryer një numër sulmesh ajrore ndaj rebelëve kurdë në Irakun verior, disa orë pasi një shpërthim vetëvrasës goditi ministrinë e Brendshme në kryeqytetin Ankara, raporton BBC.

ankara sulmi

Ministria tha se 20 objektiva u shkatërruan dhe shumë militantë nga grupi rebel i PKK u “neutralizuan”.

PKK tha se bombardimi i mëngjesit të së dielës u krye nga një grup i lidhur me organizatën, një anëtar i të cilit hodhi veten në erë.

Një sulmues i dytë u vra nga policia dhe dy policë u plagosën.

Kujtojmë se më herët, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Ankara.

“Një akt sakrifice u krye kundër Ministrisë së Brendshme turke nga një grup i lidhur me Brigadën e të Pavdekshmëve”, tha grupi i armatosur për median e lidhur me kurdët ANF.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura