“Turqia, e gatshme t’ju ndihmojë”- Erdogan bisedon me Kurtin dhe Vuçiçin: Përparimi në dialog, mënyra e vetme për paqe afatgjatë

May 31, 2023 | 20:50
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se përparimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra e vetme për paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon.

erdogan vucic kurti

Në një postim në Tëitter, Presidenca turke ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit, Erdogan ka theksuar se Turqia është e gatshme të kontribuojë në procesin e dialogut.

presidenca turke

Turqia i bashkohet kështu reagimeve nga vendet e Perëndimit që bënë thirrje për kthim në dialogun e Brukselit dhe qetësim të situatës në tri komuna në veri të Kosovës, në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura