“Trashe zërin dhe…! Ik, se Shqipëria nuk është private”- Rama replikon me qytetarët: Mos o Zot, të bjerë Shqipëria prapë në duart e PD

Feb 17, 2021 | 19:29
SHPËRNDAJE

Një mandat i tretë qeverisës po kërkohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa liston edhe disa nga punët që duhen bërë në 4 vitet e ardhshme, mes të cilave përfundimi i projekteve të rindërtimit.

rama konferenc

Por një qytetar në faqen e tij në Facebook, i kërkon të largohet, pasi sipas tij, projektet mund t’i vazhdojë qeveria që vjen dhe se “Shqipëria nuk është private”.

Me sa duket ky koment nuk është anashkaluar nga kryeministri, i cili ia ka kthyer se betejat dhe punët nuk i lë në mes dhe se vendimin për të ardhmen e merr populli.

Une nuk i le betejat dhe punet ne mes, por rri apo largohem kete e vendos populli, ndersa per t’i bere punet qe ta mesosh me kete rast, nuk mjaftojne projektet dhe leket, po duhen edhe ambicia, vullneti, dija, eksperienca, te cilat sot per sot, jo vetem nuk i kane ata qe duan te vijne, po mosozot te bjere Shqiperia prape ne duart e tyre” shkruan ai.

Një tjetër qytetar i kërkoi që gjatë vizitës në Itali të “trashë zërin” për vitet e punës së emigrantëve shqiptarë. Por, Rama thotë se “Kjo nuk ka lidhje fare me volumin e zerit kjo xhan, eshte nje marreveshje jo e lehte per italianet sepse ka nje kosto jo te vogel per ta, por ne po i shtyjme papushim”.

Ndërsa një tjetër komentues i ka kujtuar se pavarësisht faktit se është kryeministër nuk mund të ironizojë apo të tallë gjatë gjithë kohës.

Rama ia ka kthyer: “Ee verteta e thene cope nuk eshte tallje dhe humori eshte e vetmja arme perballe sharjeve, akuza e perqeshjeve! Por nje gje nuk duhet ngaterruar, populli, qytetaret, njerezit sic i quan ti, me individe qe shkruajne ketu pa asnje edukate e asnje respekt per gjuhen shqipe! Prandaj kur te lexosh pergjigjet e mia me humor mos harro te lexosh kujt i drejtohem, nje individi qe s’eshte as popull, as qytetar, po thjesht nje individ brutal!”

rama 1 rama 2 rama 3 rama 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura