Trajnerët finalistë të Europianit, diferenca e frikshme e pagës mes De la Fuentes dhe Sauthgejt

Jul 11, 2024 | 7:24
SHPËRNDAJE

Në finalen e madhe të EURO 2024, do të takohen Spanja dhe Angli, apo De la Fuente me Gareth Sauthgejt, si trajnerë të ekipeve respektive.   

finalja-1212-780x439

Edhe pse të dy arritën të shkonin në finale, madje De la Fuente ka qenë më bindës në ecurinë e deritanishme, diferenca e pagës që përfitojnë të dy trajnerët është e konsiderueshme.  

Sauthgejt nga FA përfiton 5.8 milionë euro në vit, duke qenë më i paguari nga të gjithë trajnerët e këtij Europiani. 

Finalisti tjetër, De la Fuente, i cili rinovoi kontratën deri në vitin 2026, me marrëveshjen e re fiton 1.25 milion euro në vit.  Plot 4.55 milionë euro diferencë page mes dy trajnerëve.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura