Tirana po kërkon trajner, zbulohet kandidati më i fundit për pankinën bardheblu

May 27, 2024 | 13:08
SHPËRNDAJE

Tirana nuk arriti të fitojë asnjë trofe këtë sezon por do të luajë në Ligën e Konferencës( kjo për shkak se Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë pasi bardheblutë ngelën jashtë Final 4).

artim-shaqiri-780x439

Pas përfundimit të sezonit, trajneri Erbim Fagu u shkarkua dhe që atëherë po qarkullojnë shumë emra. Së fundmi në skenë është shfaqur një tjetër zëvendësues i mundshëm dhe sipas Open-TV bëhet fjalë për Artim Shaqirin.

Trajneri strugan është pa klub dhe negocitatat mund të fillojnë mes palëve.

Shaqiri ka qenë trajner në Shqipëri, te Kukësi por edhe tek Shkëndija e Tetovës, Schaffhausen në Zvicër, Flamurtari i Prishtinës e të tjerë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura