Thirrjet raciste në drejtim të futbollistëve, në Angli nis aksioni policor. Ja numri i personave të arrestuar

Jul 15, 2021 | 20:05
SHPËRNDAJE

Si duket tifozët e dhunshëm që vërshuan në sharje dhe fyerje raciste ndaj futbollistëve të Anglisë pasi humbën finalen e Europianit nuk do të dalin pa u lagur, pasi në Britani bëhet me dije se janë arrestuar deri tani 5 persona.

sanco anglia 1

Policia ka nisur një aksion arrestimesh pas hetimit disa ditor mbi personat që kanë përdorur sharje raciste në rrjetet sociale. Lajmin e dha vetë shefi i policisë në Londër, Mark Roberts, u cili u shpreh  se aksioni do të vazhdojë dhe më gjerë.

‘’Skuadra jonë e Anglisë ka qenë model i vërtetë gjatë turneut, duke e udhëhequr veten me profesionalizëm dhe dinjitet. Jam i neveritur që ka individë atje që mendojnë se është e pranueshme të drejtojnë sharje të tilla urrejtëse ndaj lojtarëve’’, tha Roberts.

Pre e këtyre sulmeve ranë 3 futbollistët Markus Rashford, Bukajo Saka dhe Zhadon Sanço të cilët u bënë protagonist duke humbur penalltitë respektive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura