Tensionet në Veri, të dërguarit e BE-së dhe SHBA vizitë zyrtare në Kosovë dhe Serbi. Ja çfarë pritet të hënën

Jun 2, 2023 | 15:33
SHPËRNDAJE

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme.

Capture

Vizita pritet të jetë të hënën dhe të martën, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel.

Vizita e tyre, sipas burimeve, do t’i ketë dy qëllime kryesore: uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe vazhdimin e punës për zbatimin e Marrëveshjes që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi./rel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura