Telashe me drejtësinë për aktorin e njohur! Akuzohet se ka abuzuar s*ksualisht me katër gra

Sep 16, 2023 | 21:14
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur Russell Brand është akuzuar për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim emocional gjatë një periudhe shtatëvjeçare.

Sipas mediave të huaja, katër gra pretendojnë se janë abuzuar seksualisht nga komendiani midis viteve 2006 dhe 2013, kur ai ishte në kulmin e famës së tij, duke punuar për BBC Radio 2 dhe Channel 4 si dhe duke luajtur në filma të Hollyëood-it.

Russell do të përballet me akuza për sjellje kontrolluese dhe abuzive pas një hetimi të përbashkët nga mediat: ‘The Sunday Times’, ‘The Times’ dhe ‘Channel 4 Dispatches’.

Sakaq, Brandi i ka mohuar të gjitha akuzat, ku pretendon se të gjitha marrëdhëniet e tij kanë qenë konsensuale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura