Teksti i SMS/ Çfarë gjuhe përdor Ermonela Felaj me shoqërine civile!

Sep 2, 2015 | 16:34
SHPËRNDAJE

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Ermonela Felaj, i ka dërguar një mesazh nga profili i saj personal në rrjetin social Facebook, një aktivisteje të shoqërisë civile që kishte kritikuar punën e ministrisë që drejton zonja Felaj.

ermonela-felajJona Hoxhaj është pjesë e Think-Tank-ut Albanian Platform For Policy Advocacy dhe detyra e saj është që ndër të tjera të monitorojë edhe punën e përmuajshme të ministrisë së Felajt.

Por, duket se Hoxhaj ka konstatuar fare pak gjëra për të raportuar nga puna e përmuajshme që që bëhet publike nga ministria, dhe shpeshherë ajo ka kritikuar në raportet e saj punën e vakët të ministrisë së Marrëdhënieve me Parlamentin.

Mesa duket, një gjë e tillë nuk është pranuar dot nga ministrja Felaj, e cila i ka dërguar një mesazh privat Jona Hoxhajt.

Ndër të tjera, Felaj përdor simbolin “X” në vënd të “për”, dhe e paragjykon aktivisten, duke e akuzuar se nxjerr mllefe.

Ja teksti dhe fotoja e plotë e mesazhit nga znj. Ermonela Felaj Valikaj:

Rovena Voda eshte nje vajze e re ndoshta si ti, po qe perpiqet te beje punen e saj duke punuar fort.

Qe te besh dicka me vlere dhe x vete, mos shkruash genjeshtra dhe mllefe me te panjohur, thjesht  x te justifikuar “punen tende” , do ishte mire te thelloheshe, ta takoje ndoshta Rovenen dhe keshtu te mesoje se cfare pune ben institucioni i MMP, jo ministria sepse nuk eshte nje ministri  dhe puna  eshte e njohur x kuvendin dhe qeverine dhe sh me pak x publikun.

Kjo eshte nje ftese miqesore x dike te shkolluar qe per t’i njohur gjerat duhet t’i preke ato , pse jo duke u interesuar dhe x modele te singjshme.

Ermina Allushi nderkohe eshte sekretare…

ermonela1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura