“Teknologjia dhe fabrikimi po largon punimet me endje dhe tezgjah”/ Veshjet tradicionale, artizania në Panorama TV: S’kemi punonjës të rinj për t’i qepur veshjet, po humbasim traditën…

May 6, 2023 | 13:23
SHPËRNDAJE

Artizania, Buqe Muka në një intervistë për ‘Panorama e Mëngjesit’ ka folur lidhur me veshjet tradicionale origjinale, ku tha se po humbet motivi nga të rinjtë për të mundësuar rreth këtij profesioni.

Muka tha se mungesa në treg për materiale si dikur, ka bërë që të krijohen veshje artizanale që ndryshojnë nga ato origjinale si para 100 vjetësh, pasi diferenca bëhet dhe në llojin e fijes që përdoret, ku theksoi se në vendin tonë mungon  shajaku i cili përdoret për të ndërtuar këto veshje.

Ndër të tjera ajo tha se fabrikimi dhe teknologjia po largon punimet me endje dhe tezgjah, kjo dhe për shkak se nuk ka profesionistë të cilët merren enkas me punimin e veshjeve origjinale.

Intervista e plotë:

Si ka nisur dëshira për veshjet tradicionale?

Veshja tradicionale origjinale janë të bazuara mbi ato të 100 viteve përpara, ku  çdo gjë bëhej vetë, me dorë që nga endja e fijes ndërsa veshja artizanale marrin disa gjëra gati, formojnë motive me aplikacione dhe janë larg origjinalit. Në dëshirën time ka ndikuar mamaja ime që më thoshte duhet ta mësojmë, sipas kërkesave më pas jam vetëpunësuar. Gjatë pandemisë vendosa që të bëja një kurs 3 vjeçar që të mësoja veshjen origjinale.

Qëllimi juaj është për të mbrojtur të kaluarën?

Gjatë pandemisë kur fillova të mësoj punimin e kostumeve popullore, mu krijua mundësia të trajnohesha dhe të restauroja veshje të vjetra ku pashë artin e bukur të mjeshtreve të parë, e cila po degradon dhe po zhduket. Kur pashë këtë situatë, mu shtua dëshira për të sjellë veshjen tradicionale origjinale dhe pse mund të mos kemi materialin e duhur.

Çfarë na mungon për material?

Tani mungon shajaku, tani nuk ka më si ai para 100 vjetësh. Duhet të rruhet motivi i duhur, mos të ngatërrohet fshati me fshatin lidhur me elementet, pasi ka disa që bëjnë diferencë. Ka mungesë të veshjes origjinales në dorë, por kemi fotografi dhe mund të studiojmë fotot.

A keni bazë materiale të duhur?

Po ka fotografi të vjetra për të gjetur material. Fotografia më e vjetër është veshja e shkrimtarit Naim Frashërti, ku kam arritur të realizoj 90% të saj edhe pse ka pasur mungesë të materialit. Fijet e arrit nuk janë më si dikur, fabrikimi dhe teknologjia ka bërë punën e vetë dhe janë larguar nga endjet në tezgjah.

Cilat janë sfidat tuaja?

Vështirësi është mungesa e stafit, kërkesë ka për veshje popullore. Por nuk ka persona të kualifikuar, brezi i ri nuk tregon interes dhe pse ne ofrohemi t’i mësojmë vullnetarisht.

Po nëse do vijnë të huaj nga Nepali?

Nuk ka lidhje fare, dhe nga Malajzia nëse do dinte të qëndiste bukur nuk kam kundërshtim.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura