“Të tjerët s’na besuan”- Pas martesave së dështuara rigjetën sërish dashurinë, si nisi romanca e Gent Laskut dhe Eneda Tarifës! Si e pritën fëmijët lidhjen e tyre

Sep 30, 2023 | 11:44
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa dhe basketbollisti Gent Lasku kanë folur për herë të parë për historinë e tyre të dashurisë.

eneda-tarifa-gent-lasku1

Çifti bëri publike marrëdhënien e tyre. Në një intervistë për “Aldo Morning Show”, Eneda dhe Genti ndanë disa detaje të historisë së dashurisë.

Gent Lasku-Eneda-Tarifa2

“Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze. Të tjerët nuk e kanë besuar. Po sigurisht, ne kështu e kemi marrëdhënien, ngacmohemi. Sa u përket rrethanave të njohjes, besoj që do jetë për një moment tjetër si u njohëm se edhe ajo ka bukurinë e vet, ishte shumë e bukur.

Ne ishim shokë, pastaj më vonë lindi dashuria. Po kaq, pastaj sa u përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që të mos dëgjojmë shumë, të mos marrim shumë energjinë dhe viben e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan”, u shpreh çifti në deklaratën e parë të tyre së bashku.

eneda tarifa gent lasku5

Ish-basketbollisti ka zbuluar për ndjekësit Enedën që nuk e njohim.

“Është pjekuria, maturia, gjërat që kemi kaluar dhe eksperiencat dhe dëshira që kjo histori për shkak të ndjenjës të shkojë ashtu siç duhet, të ketë komunikimin e duhur dhe atë idealin. Eneda është një njeri i drejtë, shumë i çiltër dhe shumë i pastër. Është një nga njerëzit më punëtorë që unë njoh. Ka shumë dashuri brenda dhe këtë nuk ma jep vetëm mua, por ua jep të gjithëve. Është një prind i shkëlqyer dhe unë kam mësuar edhe vetë nga ajo”, u shpreh Genti.

eneda tarifa gent lasku19

Nga ana tjetër, edhe këngëtarja ka zbuluar anën romantike të partnerit të saj.

“Nuk jemi as të parët dhe as të fundit. Të gjitha marrëdhëniet dhe lidhjet e tilla duan kohën e tyre. Nuk iu kemi fshehur gjë, s’iu kemi mbajtur gjë. E kemi bërë gradualisht duke pritur që të na kuptojnë dhe duke iu treguar se sa e rëndësishme është jeta e secilit dhe se sa të rëndësishëm janë ata mbi të gjitha. Mendoj se fëmijët na kanë kuptuar dhe na kanë mbështetur. Dhurata Genti më ka bërë shumë, por më një moment të caktuar është nisur nga larg ka ardhur dhe më ka dhënë një lule të freskët. Ajo ishte një kujtim shumë i bukur”, rrëfeu Eneda.

eneda tarifa Genti Lasku1

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka konfirmuar për herë të parë romancën e saj me ish-sportistin Gent Laskun gjatë verës. Teksa prej kohësh në rrjet ka qarkulluar lajmi se tashmë çifti po shijojnë romancën e tyre, ishte vetë këngëtarja, e cila nëpërmjet një postimi në “Instagram”, publikoi foton e tyre të parë ku duket se po shijojnë pushimet e tyre në Santorini.

eneda tarifa gent lasku122

Eneda e ka shoqëruar foton ku shfaqet e përqafuar me ish-sportistin me një emoji me zemër të kuqe, ku ka marrë dhe komplimente të shumta nga miq dhe ndjekës të saj. Duket se tashmë këngëtarja ka rigjetur sërish dashurinë katër vite pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, me të cilin ka edhe një vajzë.

eneda tarifa2

Nga ana tjetër, Genti Lasku është një basketbollist profesionist, i cili luan për klubin e Tiranës në Superligën Shqiptare të Basketbollit, si dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Teksa të shumtë e njohin për sportist, pak dihej për jetën e tij private. Bëhet me dije se Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë.

genti lasku

Kujtojmë se lidhja e dyshes u zbulua muaj më parë, teksa prej disa kohësh e kishin mbajtur të fshehtë larg syrit të publikut. Madje ka qenë paparazzi i “Panorama Plus”, i cili herë pas herë ka publikuar foto të çiftit ku shfaqeshin krahë njëri-tjetrit në evente të ndryshme. Duket se tashmë këngëtarja ka rigjetur sërish dashurinë katër vite pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, me të cilin ka edhe një vajzë.

eneda tarifa gent lasku18 eneda tarifa gent lasku14 eneda tarifa gent lasku9 eneda tarifa gent lasku10 eneda tarifa gent lasku11 eneda tarifa gent lasku12 eneda tarifa gent lasku13 eneda tarifa gent lasku eneda tarifa gent lasku5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura