“Të të ftojë tjetra në studio dhe të të ofendojë?!”- Roza Lati shpërthen e revoltuar kundër Bieta Sulos pas intervistës së bujshme, por… Ja ç’ndodhi më pas

Jun 12, 2021 | 22:00
SHPËRNDAJE

Para dy ditësh, Roza Lati ishte e ftuar tek “Ftesë në 5” për të folur më shumë rreth fotove të saj me të brendshme në vaskë që bënë shumë bujë.

roza lati bieta sulo (6)

Do të bëhesha bilionere nëse do të shisja kasetën time të seksit”- ishte titulli që shoqëronte këto foto shumë provokuese.

Nuk ka një kasetë seksi dhe nuk ka për të patur kurrë dhe nuk i kam qejf këto gjëra. Nuk pajtohem. Dhe fotot janë shumë të bukura dhe shumë klas. Jam vetëm me të brendshme në të gjitha fotot.

roza lati (12)

Tema erdhi nga teksti i një kënge dhe mirë paskam bërë, sepse ka bërë goxha bum. Në epokën që jetojmë ne, vetëm me drogë dhe me seks bëhesh milioner”,- u shpreh moderatorja.

roza lati (9)

Do t’i biesh dikujt në sy?”, e pyeti Bieta për fotot.

roza lati (4)

Ti bie në sy dikujt?! Jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë.

roza lati (5)

Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qejf punën që bëj.”- tha Roza.

roza lati (8)

Në fund të intervistës, moderatorja flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet.

roza lati bieta sulo (3)

Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni,”- tha ajo.

roza lati (3)

Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar, Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit”.

roza lati (14)

Fansat e Latit në rrjet e kanë cilësuar si “fyerje” mënyrën se si i është drejtuar Bieta.

Ditën e djeshme, Roza ka treguar se videoja që kishte shkëputur nga intervista dhe që e kishte postuar në llogarinë e saj në Instagram, nuk është më, sepse ia kanë fshirë.

roza lati (1)

Roza ka reaguar shumë e revoltuar ndaj kësaj situate dhe më në fund ka reaguar, duke publikuar një foto të shkrepur në studion e emisionit, krah së cilës shkroi:

roza lati bieta sulo (2)

Unë nuk e kuptoj të të ftojë tjetra në studio dhe të të ofendojë…Dhe ndërkohë më fshini videon? Nga walli?

Kam 1001 inboxe nga njerëzit që reagojnë ‘si mundet në një emision televiziv të të fyejë tjetra në shtëpinë e vet, ku ti i shkon e ftuar’… dhe nuk përtoj t’i nxjerr të gjitha inboxet një e nga një, meqë lozni kaq pisët dhe më fshini videon. Abuzim me imazhin”.

roza lati bieta sulo (4)

Ndërkohë, në Instastory, Roza ka publikuar edhe një video ku shfaqet nudo në vaskë dhe pritet që të publikohen edhe të tjera, sepse moderatorja tha që i ka ruajtur për 33-vjetorin që do ta festojë të dielën.

roza lati bieta sulo (9)

Gjatë intervistës, ajo zbuloi se i kishte bërë një premtim edhe nënës së saj, aktores së njohur, Rita Lati, që kur të mbushë plot 33-vjeç, do të ngelet shtatzënë. Megjithatë, ajo tha se aktualisht nuk është shtatzënë.

roza lati bieta sulo (10)

Pas gjithë zhurmës në rrjet, Roza ka reaguar për herë të fundit, duke i kërkuar falje publikisht Bietës, pasi në ditën e saj të lindjes nuk do që të vazhdojë me urrejtje dhe mllef.

Në emër të publikut, në emër të Instagram, dhe të YouTube, dua të të kerkoj ndjesë @bietasulo që more mbrapsht këtë shpullë të ftohtë nga të gjithë ne.

Na vjen keq Bieta se u rrëmbyem nga emocionet të gjithë e na rrëshkiten si copëza diamantesh të ftohta…

Asgjë personale.

Kjo është arsyeja pse publiku më do. Sepse unë i kapërcej kufijtë mi. Por jo kufijtë e tu.

Unë tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurinë time!

Kështu që hajde të çohemi të gjithë në këmbë dhe të bëjmë Gëzuar!

Se Roza nesër ka ditëlindjen!! E s’duhet ta shtrojmë ditën e parë të vitit të Shenjtë, me urrejtje dhe mllef! Ne jemi më të mëdhenj se kaq…… apo jo zemrat e mia?

Foto e pa-publikuar më parë nga projekti ‘BILLIONAIRE’. Nesër hedh fotot e tjera, qershitë e fundit të tortës ‘BILLIONAIRE'”, shkroi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura