“Të na çojnë si fshat në Bangladesh”- Banori i Bërxullës për “Panorama TV”: Me projektin e ri po na ndajnë për së gjalli! Duhet të ketë viktima që të reagojnë?!

Oct 2, 2023 | 14:25
SHPËRNDAJE

Kryeplaku i fshatit të Bërxullës, Muharrem Koni, i ftuar në studion e “Panorama Tv”, ka deklaruar se me projektin e ndërtimit të segmentit Thumanë-Kashar që kalon nëpër tokat e tyre bujqësore dhe zonat e banuara “po i ndajnë për së gjalli”.

Muharrem Koni theksoi se qeveria do të reagojë vetëm nëse do të ketë viktima.

“Çfarë të bëjmë ne, duhet patjetër të ketë viktima?! I kam thënë hajde të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje”, theksoi ai.

Kryeplaku i fshatit theksoi se “ku do të shkojnë këto banorë që u pritet në mes prona, të na çojnë të gjithë si fshat në Bangladesh, dhe të bëjnë aktivitetet si të duan”.

“Siç e keni parë dhe në protesta, ajo që shkoi deri aktin e vetëflijimt, hipi në shtyllë, është invalide dhe nga minuti në minutë pret të ndërmarrë të njëjtin akt.

Fëmijëve nuk po u mbajnë më nervat, sepse u pritet rruga për të shkuar në shkollë. Të moshuarit nuk marrin dot shërbimet shëndetësore. Çfarë të bëjmë ne, duhet patjetër të ketë viktima?! I kam thënë hajde të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje.

Ku do të shkojnë këto banorë që u pritet në mes prona. Kanë planifikuar të bëjnë një urë hekuri, por ku do kalojnë mjetet, ku do të shkojnë njerëzit.

Të na çojnë të gjithë si fshat në Bangladesh, dhe të bëjnë aktivitetet si të duan. Por, të na ndajnë për së gjalli, këtë nuk e kuptoj”, tha Koni.

Banoret e Bërxullës protestojnë prej muajsh, duke kërkuar bisedime me qeverinë, por kjo kërkesë e tyre deri më tani, nuk është marrë në konsideratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura