“Të gjithë nga pak, bëhet shumë”- Don Xhoni dhuron një shtëpi për bamirësi dhe ka një mesazh për të gjithë

Sep 17, 2023 | 13:39
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur Don Xhon ka bërë së fundmi një gjest shumë të ndjerë, duke ndihmuar një familje në nevojë.

Së fundmi, artisti ka shkuar në Suarekë ku është takuar me drejtuesin e shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastrati për të dhuruar një shtëpi. Këtë gjë e bëri të ditur vetë Halili me anë të një postimi në Instagramin e tij, ku e falenderon publikisht reperin për gjestin e tij human.

Pas tij, kaardhur dhe përgjigja e Don Xhonit i cili shprehet se nuk ka ndenjë më të mirë kur bën të lumtur dikë, ndërsa thekson se këtë veprim ai nuk e ka berë aspak për marketing, madje këngëtari iu bën thirrje të gjithëve që të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.

“E falënderoj Zotin që në këtë moshë të re na e ka mundësuar që me i ndihmu dikujt edhe me e bë të lumtur. Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa me e gëzu dikë, për atë edhe e kemi publiku, jo për marketing, por për t’ju bërë thirrje krejt juve që keni mundësi që të ndihmoni sado pak. Krejt nga pak bëhet shumë! Zoti na rujt krejeve”, shkroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura